Masa për transportin rrugor dhe të udhëtarëve në Europë.
Informacioni mbi masat e prezantuara nga shtetet europiane në kuadër të Covid-19 ofrohet nga organizmat e Autoriteteve Kompetente dhe Vëzhguese të shteteve anëtare të ITF/ECMT/CEMT. Ky informacion është përditësuar në vijim të të dhënave të sjella nga shtetet anëtare dhe vëzhguesit. Sekretariati i ITF nuk mban përgjegjësi për këtë përmbatje apo përditësimin e tij në kohë.
INFORMACION I RËNDËSISHËM MBI KUFIZIMET E PËRKOHSHME në lidhje me dokumentacionin për transportin e të mirave materiale të përdorura në sistemin e kuotave të ECMT/CEMT:
Pranimi dhe zgjatja reciproke e afatit të vlefshmërisë së Certifikatës së ECMT/CEMT për Testin e Gatishmërisë së mjeteve motorike dhe kamionëve deri më 30 Qershor 2020 (përfshihet). Ky zgjatim i referohet dokumentacioneve që u ka kaluar afati pas datës 12 Mars 2020.
Trajtimi me lehtësira dhe pranimi i zgjatjes së vlefshmërisë së lejeve afatshkurtra, të cilave u ka kaluar afati gjatë udhëtimit si pasojë e procedurave të ndryshme administrative të vëna në zbatim si masa ndaj Covid-19, deri kur automjeti të jetë në gjendje të përfundojë udhëtimin e tij.
Këto lëshime do të zbatohen në mënyrë automatike mbi certifikatat aktuale dhe lejet afatshkurtra, pa bërë ndryshime.
Këto masa të përkohshme janë të menjëhershme për një periudhë kohore të kufizuar dhe shtrihen nga e Mërkura e datës 01 Prill 2020 deri në të Martën e datës 30 Qershor 2020.
Duke qenë se Shqipëria është anëtare e Konferencës Europiane të Ministrave të Transportit (ECMT, European Conference of Ministers of Transport), ky njoftim vlen edhe për shtetin tonë!
Informacionin e plotë (në gjuhën angleze) e gjeni në linkun: https://www.itf-oecd.org/covid-19-road-group
Burimi: ITF dhe DPSHTRR