Shoqata Kombëtare Shqiptare e Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugorë ose Shoqata “ANALTIR”, është një orgnizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo-ekonomik.
Shoqata e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht në Shoqatë bëjnë pjesë shumica e transportuesve ndërkombëtarë rrugorë.
Fillimet e para kjo Shoqatë i ka që në 22 Qershor 1970, si një detyrim shtetëror për t’u anëtarësuar në Sistemin TIR. Në vitin 1992, Shoqata filloi riorganizimin e saj dhe me vendimin e gjykatës së rrethit Tiranë nr.3106 datë 25/03/1993, aktiviteti i saj filloi funksionimin në mënyrë të pavarur.
Shoqata ka si objekt veprimtarie të ndihmojë orgnizatat dhe individët që kryejnë transporte të mallrave dhe të udhëtarëve, e në veçanti për transportet ndërkombëtare. Ajo kontribon në mbrojtjen, përkrahjen dhe zhvillimin e transportit rrugor.
Shoqata “ANALTIR” është anëtare në IRU (Bashkimi Ndërkombëtarë i Transportuesve Rrugorë) me qendër në Gjenevë (Zvicër) dhe përfaqëson vendin tonë në Konventën TIR (1975). Shoqata është garantuese para organeve doganore për të gjithë mjetet që kryejnë transporte nën mbulimin e TIR Carnet-it.
Më 25 Tetor 2001, Shoqata “ANALTIR” u bë anëtare e Bashkimit të Shoqatave të Transportit Rrugor për Rajonin e Bashkëpunimit Ekonomik në Detin e Zi (BSEC-URTA).
Shoqata ka statuin e vet dhe funksionon në bazë të legjislacionit të vendit tonë. Organet drejtuese të Shoqatës janë Mbledhja e Përgjithëshme, Këshilli Drejtues. Presidenti dhe Komisioni i Kontrollit. Mbledhja e Përgjithëshme zgjedh Këshillin Drejtues, Presidentin dhe Komisionin e Kontrollit. Këshilli Drejtues zgjedh organet ekzekutive të Shoqatës. Për drejtimin e punëve në Shoqatë funksionojnë disa departamente.
Në mbështetje të ligjit Nr.8308 datë 18/03/1998 “Pë transportet rrugore” dhe me Urdhërin e Ministrit të Trasportit Nr.1792 datë 18/05/2001, Shoqatës “ANALTIR” i është deleguar e drejta për administrimin dhe shpërndarjen e lejeve të kalimit për transportin ndëkombëtar rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.